KRYEFAQJA » LAJME » Maturantja: Si duhen bërë llogaritë për degën që preferon?

Maturantja: Si duhen bërë llogaritë për degën që preferon?

Muaji Korrik që është dhe periudha që maturantëve u duhet të aplikojnë për në universitet po afron, ndaj dhe shumë prej tyre janë ulur për të bërë llogaritë e fundit për programet e studimit që do të përzgjedhin. Aktualisht të rinjtë kanë në duar rezultatet e 3 viteve të shkollës së mesme, por duke hamendësuar për rezultatet e 5 provimeve të maturës shtetërore Merzai maturante në shkollën “Andon Zako Cajupi” nis të bëje përllogaritjen e pikëve të saj , duke u kushtuar tashmë më shumë vëmendje edhe 3 provimeve të fundit. Synon fakultetin ekonomik, dhe duke ju referuar kritereve të këtij institucioni mesatarja e shkollës së mesme dhe e provimeve të maturës do të përbëji dhe 50% të vlersimit të saj. “Unë kam bërë një llogaritje paraprake të mesatares time dhe del afërsisht 10.3 mesatarja e të treja viteve dhe me ktë mesatare kam dëshirë të shkoj në Fakultetin e Ekonomisë duke llogaritur edhe kriteret që ky fakultet ka nxjerrë. Në dëftesën e vitit të parë ne kemi totalin e pikëve dhe totalin e krediteve, po kështu në vitin e dytë dhe të tretë. Mblidhet totali i pikëve të të treja viteve gjithashtu totali i krediteve të të treja viteve dhe bëhet një pjestim i totalit të pikëve me totalin e krediteve dhe kështu del mesatarja që mka dal 10.3”. Pjesa tjetër e vlerësimit do të përbëhet nga gruplëndët preferenciale, të cilat përllogariten nga vetë fakulteti, që maturanti do të përzgjedhe për të aplikuar. Në rastin e Fakultetit Ekonomik matematika do të marre 15% të vlerësimit, ekonomia 15%, fizika dhe gjuha e huaj nga 10%. “Tek kto lëndë, tek matematika, tek ekonomia që kisha ktë vit më doli 10.00. Edhe tek matematika kam dalë shumë mirë diku tek 9.9 ose 9.8 për tre vitet. Mesataren e kam mirë për kto kritere duke qënë se kam zgjedhur matematikë dhe ekonomi më hapen rrugët edhe në degët e tjera”. Edhe këtë vit maturantët që do të përzgjedhin të vazhdojnë studimet e larta në një nga Universitetet private të vendit duhet të plotësoje në kriterin e mesatares dysheme ashtu siç ndodh edhe në universitetet publike, në të kundërt nuk do të mund të regjistrohen.

Sicred