KRYEFAQJA » LAJME » Maturantë! Shikoni Librin e Transparencës!
Maturantë! Shikoni Librin e Transparencës!

Maturantë! Shikoni Librin e Transparencës!

Nëse maturantët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta kanë paqartësi për degët e zgjedhura apo pasiguri në përllogaritjen e mesatares, atëhere kanë afat deri më datë 10 gusht ta rishikojnë edhe njëherë procedurën që kanë ndjekur. Për këtë qëllim Agjencia e Shërbimeve Arsimore ka vënë në dispozicion të tyre Librin e Transparencës.
Drejtoresha e saj Rezana Vrapi, thotë se “Maturantët mund të futen nëpërmjet numrit të kartës së identitetit dhe të shikojë online pasi mund të ketë ndodhur ndonjë gabim njerëzor në përllogaritje dhe menjëherë duhet ta ankimojnë pranë drejtorisë së shkollës e cila më pas e dërgon në drejtorinë përkatëse”.
Nëse ankimimi i maturantit rezulton i drejtë dhe bëhet brenda datës 10 gusht, atëhere Agjensia e Shërbimeve Arsimore e korrgjon gabimin. Menjëherë pas kësaj date nis përpunimi i të dhënave dhe renditja sipas pikëve dhe në datën 28 gusht shpallen fituesit e raundit të parë.

Sicred