KRYEFAQJA » LAJME » Maturantë bëhuni gati! Së shpejti nisin aplikimet për universitete!
Zhvillimet në UT, Bordi i Administrimit kundër rektorit Koni

Maturantë bëhuni gati! Së shpejti nisin aplikimet për universitete!

Në Shqipëri, këtë vit, kandidatët për studentë do të kenë mundësi për të aplikuar për në universitet vetëm gjatë 2 raundeve. Të dy raundet do të kenë nga 7 faza 48 orëshe. Nese ka ende kuota të paplotësuara, vija e kuqe ulet dhe maturantët fitues do mund të rregjistrohen në fazat pasardhëse. Fillimisht të rinjtë e interesuar për të vijuar studimet e larta apo programet 2 vjeçare kanë kryer hapin e parë të aplikimit pagesën prej 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë.
Faza më e rëndësishme ku kandidatëve për studentë do t’u duhet të rendisin 10 programet më të preferuara të studimit do të nis pas 3 ditësh nga data 20-29 korrik.
Aplikimi kryehet nëpërmjet portalit Matura Shtetërore në adresën http://matura.akp.gov.al.
Aplikanti, kandidati për student duket të ketë ID e matures dhe informacionet e kartës së identitetit ose pasaportës.
Nga data 29 gusht deri me 11 shtator, aplikantët të cilët kanë rezultuar fitues duhet të kryejnë procesin e regjistrimit.
Kjo periudhë është ndarë në 7 faza 48 orëshe ku bëhet ulja e vizë së kuqe.
Gjatë këtyre datave, aplikantët duhet të jenë të vemendshëm në ndjekjen e procesit.
Nëse shpallen fitues në një nga programet e studimit që kanë renditur, ata duhet të regjistrohen brenda 48 orëve.
Në të kundërt humbin të drejtën për të vijuar programin studimit.
Kandidati ka të drejtë të çregjistrohet për këtë raund të parë vetëm në datën 12 shtator.
Aplikimi per raundin e dyte nis në datat 15 – 22 shtator.
Në 30 shtator publikohet lista e fituesve të këtij raundi.
Nga data 1-14 tetor fituesit do të kryejnë procesin e regjistrimit dhe gjatë kësaj perjudhe do të zhvillohen 7 faza të tjera 48 orëshe.
Në rast se në çdo fazë konstatohen kuota të paplotësuara do të ulet vija e kuqe.
Kandidati do të kenë mundësi të ankimojnë rezultatin nga dt 1-2 tetor dhe brenda 24 oreve nga paraqitja e ankeses Institucionet e Arsimit të Lartë duhet te shprehen me nje vendim lidhur me ankimimet.

Sicred