KRYEFAQJA » LAJME » Maturantë! Bëhuni gati për aplikimet në universitete!

Maturantë! Bëhuni gati për aplikimet në universitete!

Maturantët që mbyllen me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2018 do të kenë mundësi të aplikojnë për në universitet nga data 30 korrik deri më 6 gusht. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi ka sqaruar se para se të rendisin deget për të cilat duan të studjojnë, të rinjtë duhet të informohen mirë mbi kriteret e pranimit që ofrojnë Institucionet e Arsimit të Lartë. Sipas kriteri bazë mbetet mesatarja e lëndëve të tre viteve dhe ajo e pesë provimeve të fundit, e cila duhet të jetë minimalisht 6 për të patur të drejtën e aplikimit.
Hapi final, plotësimi i formularit A2 që ka të bëjë me renditjen e preferencave do kryhet nga vete kandidatet për student. Ai mund të kryehet në çdo mjedis ku ka akses interneti si në shtëpi , nëpërmjet telefonit, por edhe pranë çdo shkolle të mesme në ato raste kur do të kenë nevojë për tu konsultuar me mësuesit. Për të aplikuar duhet që deri më 15 Korrik të gjithë të interesuarit të bëjnë pagesën e tarifës prej 2000 lekë në çdo postë apo bankë të nivelit të dytë.