KRYEFAQJA » LAJME » Matura shtetërore drejt ndryshimit
Matura shtetërore drejt ndryshimit

Matura shtetërore drejt ndryshimit

Është viti i fundit që maturantët do ti nënshtrohen 5 provimeve përmbyllëse të shkollës së mesme, pasi duke filluar nga viti i ardhshëm skema e maturës shtetërore do të ndryshojë. Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të provimeve Rezana Vrapi ka sqaruar se vitin e ardhshëm shkollor 2018-2019 do të ketë 3 provime të detyruara dhe një provim me zgjedhje, si pasojë e ndryshimit të kurrikulës shkollore.
Sipas zonjës Vrapi në maturën e ardhshme do të ndryshoje edhe struktura e provimeve. Për të katër provimet parshikohet të rritet numri i pyetjeve dhe gjithashtu edhe sasia e pikëve që do të bëjë të mundur vlerësimin e saktë të njohurive për çdo kandidat.
Ndryshimet e provimeve të maturës shtetërore janë pilotuar në disa shkolla të vendit dhe pritet që pas disa muajsh të miratohen edhe nga Ministria e Arsimit për të vijuar nga muaji shtator edhe me informimin e të gjithë maturantëve.

Sicred