KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mattis, vizitë e panjoftuar në Afganistan

Mattis, vizitë e panjoftuar në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Mattis po zhvillon një vizitë të panjoftuar më parë në Afganistan, në një kohë që SHBA-të po bëjnë përpjekje që t’i japin fund konfliktit 17-vjecar në atë vend. Mattis mbërriti në Kabul mëngjesin e kësaj të premteje dhe pritet të takohet me komandatin e ri të Forcave të Natos në Afganistan, gjenrali Skot Miler, i cili mori këtë detyrë javën e shkuar. Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo caktoi diplomatin Zalmai Khalilzad si të dërguarin e departamentit të Shtetit për Afganistanin. Sipas Pompeos, Khalilzad do të jetë i përqëndruar në zhvillimin e mundësive për pajtim mes afganëve dhe talebanëve, cështje kjo që ishte në axhendën e bisedimeve që dy sekretarët zhvilluan këtë javë gjatë udhëtimit të tyre në rajon. Nga Nju Delhi, Pompeo, Matis dhe homologët e tyre indianë konf irmuan  dje angazhimin e tyre për një Afganistan të paqtë të begatë, të qëndrueshëm, demokratik dhe sovran. Ndërkohë, të mërkurën Pompeo u tha gazetarëve se kishte biseduar me zyrtarët pakistanezë për punën që duhet bërë për një zgjidhje të paqtë në Afganistan. Ndërkohë, SHBAtë e kanë akuzuar pakistanin se është bërë një vend parajsë për militantët e Afganistanit, një akuzë kjo që është hedhur poshtë nga Pakistani. Në muajin korrik të këtij viti, një zyrtare e lartë i departameit të shtetit u takua  në Katar me zyrtarë talebanë.

Sicred