KRYEFAQJA » LAJME » Mattis pritet të vizitojë Maqedoninë

Mattis pritet të vizitojë Maqedoninë

Sekretari amerikan i Mbrotjes Xhejms Mattis ka bërë të ditur se do të vizitojë Maqedoninë këtë fundjavë. Viziat e Mattis vjen para referendumit të 30 shtatorit që mund t’i japë fund mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë për emrin e Maqedonisë dhe do t’i hapë rrugë anëtarësimti të vendit ballkanik në NATO. Shefi i Pentagonint u shpreh të martën për gazetarët se ishte i shqetësuar për faktin se Rusia mund të tentojë të ndërhyjë në rezultatin e referendumit, i cili nëse rezulton i sukseshëm, do t’i hapë rrugë gjithashtu edhe anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian. – Do të shkoj aty për të bërë të qartë se ne qëndrojmë në krah të popullit Maqedonas, – tha Mattis. Vizita e sekretarit të mbrojtjes në Maqedoni vjen pasi NATO ftoi zyrtarisht atë vend t’i bashkohet aleancës ëm të madhe ushtarake në botë. Ndërkohë, të enjten në maqedoni do të jetë edhe Nidhmës Sekretari për Europën dhe Azinë Ues Mitchell, i cili do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar mbështetjen amerikane për marrëveshjen historike të arritur në muajin qershor me Greqinë si dhe referendumin e 30 shtatori për ndryshimin e emrit të ish republikës jugosllave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sicred