KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mattis: Amerika ende beson në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut përmes diplomacisë

Mattis: Amerika ende beson në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut përmes diplomacisë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis ka deklaruar se Amerika ende beson në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut përmes diplomacisë. Pas ditësh të tëra të një retorike të ashpër mes Uashingtonit e Penianit, Mattis tha se lufta do të ishte “katastrofike” dhe se diplomacia po sjell rezultate. Peniani lajmëroi se po finalizonte një plan për të hedhur 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit në Paqësor. Kjo ishte kundërpërgjigja ndaj deklaratës së mëhershme të presidentit Donald Trump i cili tha se Korea e Veriut duhet të ishte e frikësuar në rast se vepronte kundër SHBA-së. Në një deklaratë nga Kalifornia, Mattis e quajti pjesë të detyrës së tij si sekretar i mbrojtjes, që të ishte gati për konflikt. Por ai gjithashtu tha se përpjekja diplomatike, e kryesuar nga sekretari i shtetit Reks Tillerson dhe ambasadorja në OKB Niki Helej po sjell rezultate. Nderkaq mbreme presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Korenë e Veriut se duhet të jetë shumë nervoze, nëse bën diçka kundër Shteteve të Bashkuara. Trump tha se, mbase paralajmërimi i tij i mëparshëm për “zjarr dhe furi” nuk ishte i mjaftueshëm, kështu që vendosi t’i dërgojë një tjetër mesazh regjimit koreano-verior. Ky i fundit, sipas Trump, do të ketë telashe si pak kombe në histori, nëse nuk mbledh veten. Tensioni mes dy vendeve është përshkallëzuar ndjeshëm së fundmi, pasi Peniani testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik.

Sicred