KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Matteo Renzi kërkon të kthehet sërish në politikë
renzi, matteo renzi, kerkon te kthehet ne politike, itali, politika italiane

Matteo Renzi kërkon të kthehet sërish në politikë

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi po përpiqet të rikthehet sërish në politikë duke synuar marrjen e drejtimit të partisë së qëndrës së majtë. “Disa janë duke u përpjekur të shkatërrojnë Partinë Demokratike: “Qetësohuni…. partia është aty dhe do të mbetet aty, “u shpreh Renzi. Shumë ministra të qeverisë u panë perkrah Renzit. Madje ministri i transportit e krahasoi Renzin me Maradonën. I pranishëm në takimin në Torino ishte edhe kryeministri Gentiloni  i cili pas referendumit zëvendësoi Renzin. Matteo Renzi ka qenë kryeministër i Italisë për tre vite, por u dorëhoq pas humbjes në referendumin e mbajtur mbi reformat kushtetuese të kërkuara prej tij. Duket se largimi i tij nga politika nuk është i mundur teksa e prezanton veten si një politikan që do të ndalojë përhapjen e populizmit.

 

Sicred