KRYEFAQJA » LAJME » Mathysse: “Fituesi i Pacquiao do të hapte portat e qiellit”

Mathysse: “Fituesi i Pacquiao do të hapte portat e qiellit”

Boksieri argjentinas Lucas Matthysse tha se është “fizikisht dhe psikologjikisht i përgatitur” për të përballuar boksierin filipinas Mani Pakuaio në ndeshjen që do të zhvillohet në korrik në Kuala Lampur, ku një fitore për secilin do të jetë sikur kanë prekur qiellin me dorë. “Pakuaion e dua si sportist por edhe si person. Më pëlqen stili i tij, sepse është një luftëtar si unë. Jam i vetëdijshëm se secili ose do të fitojë gjithçka apo të humbasë çdo gjë. Unë e di se fituesit do t’i happen dyert e parajsës”, tha në një konferencë për shtyp argjentinasi 35 vjeç, kampion aktual i Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në peshën super të lehtë. “Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë. Nuk besoj se do të provojë dikush t’i vjedhë fitoren tjetrit. Unë jam kampion, kështu që kam vendosur të luftoj në ring për të mbajtur rripin tim,”  – tha Matthysse. Të hënën në Shtetet e bashkuara të Amerikës do të nënshkruhet kontrata për dyluftimin, I cili do të bëhet në 14 korrik në Kala Lampur, në një palla sporti me kapacitet prej 13.000 personash. Mathysse do të stërvitet gjatë këtyre muajve në Kaliforni dhe më 1 korrik do të mbërrijë në Malajzi për t’u përshtatur me klimën përpara ndeshjes. Tepër i sjellshëm, Matthysse falënderoi vazhdimisht familjen e tij për mbështetjen dhe nuk mundi ta fshehte dobësinë për vajzën e tij të vetme, 12 vjeçare Prishila.

 

Sicred