KRYEFAQJA » LAJME » Matësit dhe kontrata me ujësjellësin,falas për disa kategori

Matësit dhe kontrata me ujësjellësin,falas për disa kategori

Matësi dhe kontrata e ujit që duhet lidhur me UKT do të jenë falas për kategoritë më të ndjeshme sociale, i paralajmëruar dy javë më parë, vendimi i qeverisë u zyrtarizua dje me botimin e tij në fletoren zyrtare, duke i hapur rrugë zbatimit të tij pas pak ditësh. Sipas vendimit, konstoja e lidhjes së kontratës dhe matësve të ujit do të subvencionohet në masën 100 %, për pensionistët e zonave urbane, familjet që kanë në përbërje anëtare që marrin pagesë të aftësisë së kufizuar dhe ato në ndihmë ekonomike. Të përjashtuar nga tarifat do të jenë edhe familjet që kanë në përbërje persona që marrin pension invaliditeti në zonat urbane e rurale dhe nuk kanë anëtare të punësuar a të vetëpunësuar. Sipas vendimit, që shtrin efektet e tij financiare që prej 1 janarit të këtij viti, subvencionimi i UK do të mbulohet nga bashkia përkatëse në përputhje me dokumentacionin që verteton lidhjen e kontratës dhe vendosjen e matësit.

Sicred