KRYEFAQJA » LAJME » Mat: Ekzekutohet një 60-vjeçar në oborrin e shtëpisë

Mat: Ekzekutohet një 60-vjeçar në oborrin e shtëpisë

Një 60-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e të dielës në fshatin Rukaj të Matit. Viktima, Hajredin Lleshi, mësohet se është thirrur nga persona të panjohur të dalë jashtë shtëpisë dhe sapo ka dalë në oborr e kanë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda automjetit, duke e lënë të vdekur. Ka qenë i biri që ka njoftuar më pas uniformat blu, duke u thënë: Hajdeni se më kanë vrarë babain. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar ne drejtim të Rreshenit. Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha akset dytësore dhe Rrugën e Kombit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje. Forcat e Drejtorisë së Dibres, ato të komisariarit të Matit në bashkëpunim edhe me policinë e Rrëshenit po krehin zonën. Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.