KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Masterplani i gazit, kostot e projekteve prioritare

Masterplani i gazit, kostot e projekteve prioritare

Vlora, Fieri, Ballshi, Durrësi dhe Tirana janë 5 qytetet e para që do të përfitojnë furnizimin me gaz pas vënies në jetë të gazsjellësit transadriatik pipeline. Pas miratimit të masterplanit të gazit, dokumenti që parashikon se si do të bëhet shpërndarja e rrjetit të gazit pas vënies në punë të projektit Tap, ministria e Energjisë ka përcaktuar edhe 3 linjat prioritare të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit në tregun shqiptar. Linja e parë e transmetimit është ajo që lidh stacionin e Fierit me TEC-in e Vlorës. Gazsjellësi kushton 15 milionë euro, kurse përfshirja e rrjetit të shpërndarjes të qytetit të Vlores kërkon 32 milionë euro të tjera. Linjë e dytë e transmetimit është ajo Fier-Ballsh me një kosto 11 milionë euro, kurse rrjeti shpërndarjes për qytetarët kushton 69 milionë euro. Ndërsa si linjë e tretë prioritare është përcaktuar ajo për Tiranën dhe Durrësin, që kushton rreth 11 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e investimit për rrjetin e transmetimit të Shqipërisë do të jetë rreth 185 milion euro dhe gjatësia e këtij rrjeti është rreth 625 km.

Sicred