KRYEFAQJA » LAJME » Mass thirrje politikës shqiptare: Mbështesin reformat e rëndësishme për vendin
Mass thirrje politikës shqiptare: Mbështesin reformat e rëndësishme për vendin

Mass thirrje politikës shqiptare: Mbështesin reformat e rëndësishme për vendin

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass i ka bërë thirrje politikës shqiptare të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin. Pas një takimi në Bon me kreun e diplomacisë  shqiptare Ditmor Bushati në Bon, ai tha në një konferencë shtypi se Shqipëria ka arritur rezultate dhe se përpjekjet e saj janë impresionuese. “U bëj thirrje aktorëve politik të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin” tha zoti Mass duke garantua mbështetjen e qeverisë gjermane. Ai u shpreh për intensifikim i marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa e konsideroi Shqipërinë “partner i rëndësishëm, spirancë stabiliteti” në rajon. “Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është në interesin e BE, ndryshe do shtrihet ndikimi i forcave të treta në Ballkan” tha shefi i diplomacisë gjermane.

Ministri shqiptar i Europës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u shpreh se “Falënderojmë Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën evropiane të Shqipërisë”. Zoti Bushati u angazhua se “12 muajt e ardhshëm do i shfrytëzojmë maksimalisht” për integrimin e Shqipërisë.

Deklaratat e zoti Mass janë në një linjë me ato të Ministrit të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth. Në fillim të javës së kaluar zoti Roth vizitoi Tiranën. Ai përgëzoi Shqipërinë për sukseset e arritura, por ju ka bërë thirrje politikanëve të saj të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE.