KRYEFAQJA » LAJME » Masat e policisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Itali
Masat e policisë, për ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Itali

Masat e policisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Itali

Ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë, Policia e Shtetit po zbaton rregulla të forta në prag të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Itali, që do të zhvillohet sot në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës. Për të siguruar normalitetin e kësaj ndeshjeje të shumëpritur, po punohet edhe në koordinim me policinë e Kosovës, e atë të Maqedonise. Kontrolle të posacme janë ushtruar në të gjitha pikat kufitare, vecanërisht në portin e Durrësit, pikën Morinit, në pikën e Hanit të Hotit e atë të Muriqanit. Po kështu, akset rrugore Kukës-Durrës-Tiranë-Shkodër, po mbikqyren që në orët e para të mëngjesit. Ashtu sic është paralajmëruar, në stadium nuk do të lejohen sende të forta, flakadanë, monedha apo çelësa. Përveç kontrolleve të imëta, tifozët duhet të kenë biletën dhe letërnjoftim me vete. Hyrja në stadium, do të nisë në orën 17.00 dhe tifozëve u sugjerohet të mos e lënë hyrjen në stadium për minutat e fundit.

Sicred