KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Masakra e Las Vegasit, dalin hollësi të reja
Masakra e Las Vegasit, dalin hollësi të reja

Masakra e Las Vegasit, dalin hollësi të reja

Agresori pas të shtënave në masë në një koncert të hapur në Las Vegas kishte rezervuar dhoma me pamje nga të tjera vende ku do të mbaheshin koncerte. Në këtë përfundim kanë mbërritur hetuesit, të cilët kanë konfirmuar se Stephen Paddock kishte rezervuar një dhomë në Ogden gjatë festivalit “Life is Beautiful” në Las Vegas, një javë përpara se ai të vriste 58 persona dhe të plagoste qindra të tjerë. Sipas detajeve më të fundit të zbardhura nga policia, Paddock mund të ketë konsideruar edhe të tjera ambjente koncertesh në Çikago dhe Boston. Një person me emrin Stephen Paddock rezervoi një dhomë në Blackstone Hotel në Çikago, në të njëjtën kohë që zhvillohej një festival muzikor. Por sipas një zëdhënësi të hotelit, ai kurrë nuk u regjistrua dhe nuk mund të konfirmohet se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Ndërkaq, hetuesit ende po punojnë për të gjetur motivin pas aktit të 64-vjeçarit që shkaktoi panik në Las Vegas fundjavën e kaluar. Sipas zyrtarëve, Paddock mund të ketë patur një jetë sekrete.
Ndërkaq në një lëvizje të konsideruar të papritur, Shoqata Kombëtare e Armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje për “rregullatore të re shtesë” sa i përket një pajisjeje ekstra të përdorur nga agresori i masakrës së Las Vegasit. Në deklaratën e grupit në fjalë thuhet se “pajisjet që synojnë t’i kthejnë armët gjysmëautomatike të funksionojnë si të ishin armë totalisht automatike, duhet të jenë subjekt i ligjeve të reja shtesë”.

Sicred