KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Masakra e Las Vegasit, arrin në 59 numri i viktimave
Masakra e Las Vegasit, arrin në 59 numri i viktimave

Masakra e Las Vegasit, arrin në 59 numri i viktimave

Ka shkuar në 59 numri i viktimave në Las Vegas, ndërsa 527 të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjatë sulmit me armë mbi turmën e qytetarëve që po ndiqnin koncertin të dielën. Indicenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalej Bej ”. Videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “Country”, kur mbi turmën u hap zjarr. Mes të vdekurve ka edhe policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, bashke me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe ne aeroport, ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar.

Sicred