KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Masakra e Floridas, Trump hedh akuza të forta ndaj FBI-së

Masakra e Floridas, Trump hedh akuza të forta ndaj FBI-së

Presidenti Donald Trump ka kritikuar FBI-në për faktin se, sipas tij, ajo nuk i mori parasysh informacionet paralajmëruese përpara masakrës në një shkollë të mesme të Floridës. Trump ka thënë në Twitter se agjencia “po shpenzonte shumë kohë duke u munduar të vërtetojë ndërhyrjen ruse” në fushatën e tij. “Nuk ka asnjë ndërhyrje. Merruni me gjërat thelbësore dhe na bëni krenarë”, shtoi Presidenti amerikan. Ndërsa Guvernatori i Floridas Rick Scott tha se kreu i Byrosë Federale të hetimeve duhet të japë dorëheqjen, ndërsa prokurori i Përgjithshëm, Xhef Sëshëns urdhëroi një rishqyrtim, duke kritikuar dështimet e FBI-së. Edhe disa prej të afërmve të 17 personave të vrarë të mërkurën në shkollën e mesme në Parkland, ngritën zërin ndaj mosveprimit të agjencisë kryesore federale të zbatimit të ligjit. FBI-ja pranoi se nuk kishte adresuar informacione shqetësuese lidhur me vrasësin 19-vjeçar. Në 5 janar, një person i afërt me të dyshuarin, kontaktoi Byronë Federale për të denoncuar sjelljen e rrezikshme të ish-studentit, dëshirën e tij për të vrarë njerëz, postimet shqetësuese në rrjetet sociale dhe faktin se ai zotëronte një armë.

Sicred