Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës të premten pas dite. Një person me çekuilibër mendor, i quajtur Ridvan Zykaj ka goditur me breshëri automatiku ndaj dy familjeve me mbiemrin Zykaj. Njoftimet e para flasin për të paktën 8 persona të vrarë. Midis tyre janë fëmijë dhe gra. Policia është në vendgjarje. I sëmuri që tashmë konsiderohet vrasës, është larguar i armatosur dhe është në kërkim. Policia thotë se ai është i rrezikshëm dhe bën thirrje për kujdes. FNSH gjendet në Selenicë dhe po kontrollon zonën. Në faqen e tij në Fejsbuk Zyka ka publikuar disa fotografi. Bien në sy ato me disa fëmijë, ndoshta të afërm të tij, por edhe videoklipe të këngëtarëve të njohur.