KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Masakër në Kabul
Masakër në Kabul

Masakër në Kabul

Një shpërthim masiv mëngjesin e sotëm në zonën ku janë të vendosura misionet diplomatike në kryeqytetin afgan Kabul, la pas dhjetëra të vrarë dhe shumë të plagosur. Ministria e Shëndetësisë në Afganistan tha se nga sulmi më shumë se 80 persona humbën jetën dhe mbi 350 u plagosën. Shpërthimi goditi zonën Wazir Akbar Kan ku janë të vendosura misionet e huaja diplomatike dhe zyra qeveritare, duke shkatërruar shumë automjete dhe duke dëmtuar ndërtesat përreth. Mjetet shpërthyese ishin fshehur në një kamion cisternë. Nuk është e qartë se cila ishte shënjestra e sulmit, por një zyrtar afgan i sigurisë tha se shpërthimi ndodhi jo larg ambasadës gjermane dhe ndërtesës së kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në vend. Shpërthimi i sotëm ndodhi në një periudhë të shtimit të sulmeve të talibanëve mbi forcat afgane, ndërsa besnikët e grupit militant Shteti Islamik, kryen disa sulme gjatë muajve të fundit. Dhuna e kohëve të fundit ndodh në një periudhë kur presidenti afgan Ashraf Gani, po përgatitet për një konferencë me vendet fqinje në Kabul javën që vjen për të diskutuar përfundimin e konfliktit në Afganistan.

Sicred