KRYEFAQJA » LAJME » Masa për dërguesin e armëve

Masa për dërguesin e armëve

Identifikohet autori i dytë i dyshuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve. Neritan Faria, 42 vjeç, banues në Shijak, fqinj me Sajmir Çullhajn e ka urdhëruar këtë të fundit të dërgojë me DHL tre pakot në të cilat ishin fshehur armë kallashnikovë. 32 vjeçari, tentoi dërgimin e tre armëve kallashnikovë nga Rinasi drejtë Anglisë. Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë,Çullhaj nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se nuk e dinte se cfarë kishte brenda pakove. Sipas tij kutitë ia kishte dhënë për t`i postuar fqinji i tij. “Vetëm pas arrestimit mesova që pakot që po dërgoja pranë DHL kishin armë brenda” – ka thënë ai. Policia e ka shpallur në kërkim 42 vjeçarin, i cili dyshohet si autori kryesor i tentativës për trafikun e armëve nëpërmjet pakove të postës nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe. Pjesët e armëve automatike kallashnikov ishin mbështjellë me rroba dhe destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania. Prokurorët thanë se kanë mundur të identifikojnë edhe tre personat që kanë porositur armët ne Angli. Tre pakot me armë zjarri kallashnikov, me destinacion Londrën u konstatuan para tre ditësh gjatë skanerit në Aeroporitn “Nënë Tereza”. Ky s`është rasti i parë që armë të kalibrave të ndryshëm tentojnë të kalojnë përmes aeroporit. Edhe më parë policia ka arritur të zbulojë armë zjarri të cmontuara për të cilat ka patur dhe arrestime. Ndryshimet në ligjin për armët, bëri që trafikimi i pjesëve të armëve luftarake të cilësohej vepër penale.

Sicred