KRYEFAQJA » LAJME » Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në rrugën e Kombit
Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në rrugën e Kombit

Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në rrugën e Kombit

Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës kundër tarifës së kalimit në rrugën e Kombit nisi me një orë vonesë në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet. Shkak u bë një konfrontim i policisë dhe deputetëve të opozitës që ndonëse gjykata vendosi lejimin e tytre në sallë, policia bllokoi hyrjen. Ankesat për sjelljen e efektivëve iu drejtuan me telefon nga kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho, edhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Më pas situata u qetsua dhe me hyrjen e deputetëve në sallë filloi seanca. Prokuroia paraqiti kërkesat për të gjithë trë ndaluarit . Për 11 prej tyre kërkoi arrest me burg, për 7 protestues detyrim paraqitje dhe për 5 të tjetrë masën e arrestit shtëpiak. Ndërsa nga ana tjetër avokatët mbrojtës kundërshtuan ndalimet si të paligjshme dhe pretenduan falsifikim të tyre.  Pas pesë ore séance me dyer të mbyllura për mediat gjyqtarja Alma Ahmeti komunikoi vendimin.  Ajo ka vendosur detyrim paraqitje për 10 shtetas për dy të tjerë arrest shtëpiak ndërsa 11 protestues do të vijojnë të mbeten në burg. Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”. Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Sicred