KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marseje, dy të vdekur në një sulm me thikë
Marseje, dy të vdekur në një sulm me thikë

Marseje, dy të vdekur në një sulm me thikë

Dy njerëz kanë vdekur në një sulm me thikë në stacionin e trenit St Charles të Marsejës, njoftojnë mediat. Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në qytetin jugor francez. Ministri i Brendshëm i Francës, Gérard Collomb, tha se po udhëtonte menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia kombëtare e Francës shkroi në Twitter se situata në stacionin ishte zgjidhur dhe autori i veprës “u neutralizua dhe u rrëzua”. Trafiku i trenit është ndalur, tha ajo. Policia kishte kërkuar më parë nga njerëzit që të shmangin kalimin në zonë. Një zyrtar i paidentifikuar i tha gazetës franceze Le Monde se sulmuesi kishte bërtitur “Allahu Akbar”.

Sicred