KRYEFAQJA » LAJME » Marrja e emigrantëve, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje turpi!
Marrja e emigrantëve, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje turpi!

Marrja e emigrantëve, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje turpi!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria marrja e 20 emigrantëve nga Italia, ishte një gjest krejt i natyrshëm. Në konferencën për shtyp gjatë takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Durrës, i pyetur nga gazetarja e RTSH Denada Shkodrani mbi këtë xhest, zoti Rama u shpreh me tone të forta kritike ndaj qëndrimit të vendeve europiane: “E kemi bërë sepse nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje turpi ku njerëz që janë larguar nga ferri u kthyen në të burgosur të impotencës politike apo europiane po të doni. Në pozitën e dikujt që rri e shikon dhe thotë “po bëj timen”, ne bëmë atë që mundëm. Ishte rasti dhe është rasti për të kujtuar se Ballkani në krizë e 2015 ka bërë atë që duhej ta kishte bërë gjithë Europa. Ishte gjest krejt i natyrshëm” tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sicred