KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëveshja Rama-Basha, ambasada e SHBA: Bravo të gjithëve!

Marrëveshja Rama-Basha, ambasada e SHBA: Bravo të gjithëve!

Përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtare kanë reaguar pas rënies dakort në Tiranë që të partitë të hyjnë të gjitha në zgjedhjet parlamentare. Organizata për Siguri e Bashkëpunim, përgjegjëse për vëzhgimin dhe çertifikimin e zgjedhjeve ka uruar përmes rrjetit twitter qeverinë dhe opozitën për marrëveshjen! Në të njëjtën kohë Prezenca e OSB-së në Tiranë ka dhënë garanci të mbështesë fort Reformen Zgjedhore për Zgjedhje Të Lira E Të Ndershme. Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, gjithashtu me anë të një postimi në “Twitter” uron për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, në interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë”. Ambasadori amerikan LU ka uruar me vlerësimin bravo duke iu drejtuar në fillim popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Urimet me vlerësime i shkojnë nga numri i një i SHBA-së në Tiranë edhe Edi Rames dhe Lulzim Bashes për udhëheqësin dhe kurajon personale në farketimin e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu kolegë nga Bashkimi europian, OSBE, dhe washington vlerësohen për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë, përfundon Ambasadori LU. Deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka përshëndetur gjithashtu marrëveshjen e arritur mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në Twitter ku shkruan: “Shumë të lumtur që shohim lajme të mira nga Shqipëria këtë mëngjes pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për zgjedhjet.

Sicred