KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëveshja për patentat me Greqinë
Marrëveshja për patentat me Greqinë

Marrëveshja për patentat me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia tashmë do të njohin lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve të njëra-tjetrës. Kjo falë një marrëveshje të nënshkruar këtë të premte mes Ministrit shqiptar për Europën dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikolaos Kotzias në Sunio të Greqisë. Sipas ministrisë së jashtme të vendit tonë, njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një zhvillim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi lëvizje dhe komunikimi më të mëdha për shtetasit shqiptarë dhe grekë, si dhe do të ndikojë në mënyrë pozitive në jetët e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas. Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi. Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë. Sipas po kësaj ministrie pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijeve shqiptarë të lindur në Greqi, tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostille, njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve fqinjë. Hapi tjetër për konkretizimin e kësaj marrëveshjeje janë procedurat respektive që mundësojnë hyrjen e saj në fuqi.

Sicred