KRYEFAQJA » LAJME » Marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve
Erion Veliaj, Flavio Tosi, marreveshja e plehrave, nenshkrimi, diferencim

Marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve

Rajoni i Vlorës i cili është vlerësuar si një nga rajonet më problematike pas Tiranës për mbetjet e ngurta ka përfituar një financim të integruar prej 20.8 milion euro nga banka gjermane KFW për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike, përmes një projekti të posaçëm për menaxhimin e tyre. Arben Ahmetaj u shpreh kështu: “Sot me KFW-në nënshkruajmë një marrëveshje të re që do të mundësojë jetësimin e Projektit për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta në Bashkinë e Vlorës dhe ky është në fakt rasti i dytë gjatë kësaj jave, që me ndihmën dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të donatorëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtare, dëshmojmë sërish vëmendjen e posaçme që si qeveri i kushtojmë mbështetjes së pushtetit lokal, me projekte serioze që mund dhe besoj do të bëjnë diferencë cilësore për rajonin ku do të zbatohen.” Pjesë e investimit do të jetë edhe një landfill që do të ndërtohet në Sherrishtë të Vlorës me një kapacitet prej rreth 350,000 ton. Bjoern Thies, drejtori i KFW-së në Shqipëri, tha se, objektivi i programit është dhënia e kontributit për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta përmes investimeve në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta dhe mbështetjen institucionale për ofrimin e një sherbimi të përmirësuar në pjesën veriore të rajonit të Vlorës. Në këtë mënyrë mbështetet strategjia kombëtare e mbetjeve, si dhe harmonizimi i standardeve me ato të Bashkimit Evropian (BE), përmirësohen kushtet e jetesës së popullsisë, si dhe patjetër përmirësohen kushtet mjedisore. Projekti i menaxhimit të mbetjeve të ngurta për Vlorën parashikohet të realizohet deri në fund të vitit 2021.

Sicred