KRYEFAQJA » LAJME » Marrëveshja për fëmijët me leucemi

Marrëveshja për fëmijët me leucemi

Ministrat e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Greqisë firmosin në Athinë Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy vendeve.
Rastet e rënda të fëmijëve me leucemi tani do të kenë mundësi të trajtohen falas edhe në shtetin fqinj Greqi. Kjo tashmë mundësohet falë një marrëveshje që u nënshkrua mes ministrave të shëndetësisë në spitalin ‘Aghia Sofia’ ku diagnostikohen dhe trajtohen femijet me leucemi dhe tumore malinje.

“Kjo marrëveshje krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar”, tha Ministrja Manastirliu.
“Kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe ky memorandum bashkëpunimi është një urë lidhëse për të intensifikuar bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, për trajtimin sa më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve tona, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, u shpreh Ministri I Shëndetësisë i Republikës së Greqisë, z. Andreas Ksanthos.

Presidentja e Fondacionit Elpida znj. Marianna V.Vardinoyanis në pronësi të të cilit është edhe ky spital, garantoi mbështetjen për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

Sicred