KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Marrëveshja me kompaninë izraelite të naftës Emanuelle Adriatic Energy Ltd, drejt prishjes
Emanuelle Adriatic Energy Ltd,

Marrëveshja me kompaninë izraelite të naftës Emanuelle Adriatic Energy Ltd, drejt prishjes

Ministria shqiptare e Energjisë dhe Industrisë dhe shoqëria shqiptare e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës Albpetrol, kanë nisur procedurat për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë izraelite Emanuelle Adriatic Energy Ltd, e cila që prej vitit 2012 ka fituar të drejtën e kërkimit për naftë në tre blloqe në detin Adriatik. Burime zyrtare pranë ministrisë së energjisë dhe industrisë thanë për RTSH se shkak për prishjen e kontratës  me kompaninë izraelite të regjistruar ofshore në Qipro, është mos kryerja e asnjë investimi nga ana e saj në tre vitet e fundit. Pas këtij konstatimi Albeptrol se bashku me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kanë nisur zyrtarisht procedurat e prishjes së marrëveshjes të cilat pritet të mbyllen në dy javët e ardhshme. Kjo është kontrata e tretë koncensionare që shteti shqiptar ka prishur brenda tre muajsh, për 6 blloqe nafte që shfrytezoheshin nga privatët, pas një verfikimi të thelluar që Albetrol dhe Ministria e Energjisë po bëjnë në të gjitha kontratat konçensionare për zonat naftëmbajtëse në vend. Në janar Albpetrol i hoqi shoqërisë TransAtlantic dy blloqet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran Mollaj; në fillim të këtij muaji shteti rimori vendburimin e naftës së Amonicës nga kompania Phoenix Petroleum. Paralelisht me këto, ministria e energjisë ka nisur verifikimin e situatës edhe në blloqet e gazit natyror, posaçërisht në Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh. Nga verifikimet paraprake rezulton se këto pesë vendburime nuk kanë prodhuar asnjë metër kub gaz ndaj pritet rishikimi i marrëveshjeve respektive.

Sicred