KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëveshja me Iranin/ Palët nënshkruese reagojnë për vendimin e Trump

Marrëveshja me Iranin/ Palët nënshkruese reagojnë për vendimin e Trump

Fuqitë botërore, duke përfshirë edhe aleatët kycë të SHBA-ve, janë shprehur se mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar se do e griste atë. Zoti Tramp u shpreh dje se nuk do të firmoste çertifikimin e kësaj marrëveshjeje, një detyrë kjo që presidenti amerikan duhet ta kryejë çdo 90 ditë. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania u përgjigjën se pakti ishte në interesin e sigurisë kombëtare të vendeve të tyre. Bashkimi Europian u shpreh se dhënia fund e marrëveshjes nuk varej nga një vend i vetëm. Kina, palë e marrëveshjes nuk është shprehur akoma për vendimin e Tramp, por më parë i kishte bërë thirrje SHBA-ve ta ruanin atë. Keqardhje për vendimin e presidentit amerikan ka shprehur edhe Rusia, ministrja e jashtme e se cilës nënvizoi se nuk priste që ky vendim do të ndalonte zbatimin e marrëveshjes. Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi dje se SHBA-të ishin më të izoluara se kurrë. – A mundet një president të anullojë një traktat ndërkombëtar shumëpalësh? – tha Ruhani, duke shtuar se Tramp ndoshta nuk e dinte se marrëveshja nuk ishte nënshkruar vetëm mes Iranit dhe Shteteve të bashkuara. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Kinës, imponon reduktimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare vendosur ndaj atij vendi. Lëvizja e Tramp nuk do të mund t’i tërheqë SHBA-të nga marrëveshja, por do t’i japë Kongresit 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të rivendosin apo jo sanksione ndaj atij vendi.

Sicred