KRYEFAQJA » LAJME » “Marrëveshja e Detit”, shoqëria civile proteston para selisë së qeverisë
"Marrëveshja e Detit", shoqëria civile proteston para selisë së qeverisë

“Marrëveshja e Detit”, shoqëria civile proteston para selisë së qeverisë

Përkrahës të shoqërisë civile kanë organizuar të shtunën para dite një protestë përpara selisë së qeverisë, për të kundërshtuar sipas tyre “dhurimin e detit” që qeveria Rama po i bën Greqisë. Ata mbanin në duar flamuj kombëtare, amerikanë dhe vendeve të BE. Protestuesit i bënë thirrje zoti Rama të jepte shpjegime rreth kësaj çështjeje, ndërsa kërkuan nga specialistë të angazhoheshin për të zbardhur të vërtetën.
Protesta duket se mori shkak nga deklaratat e pak ditëve më parë të ministrit të jashtëm grek Kotzias, i cili pak ditë më parë tha se ishte rënë dakord me Shqipërinë që të zbatohej regjimi i 12 miljeve detare.
Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se palët janë ende në bisedime dhe nuk mund të bëhet fjalë për një marrëveshje. Kryeministri Edi Rama ju drejtua pak ditë më parë kundërshtarëve të tij “…durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin dhe ndërkohë mos dysho hiç fare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”.

Sicred