KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pompeo: Marrëveshja bërthamore me Iranin ishte ndërtuar mbi gënjeshtra!
Pompeo kërkon presion ndaj Koresë së Veriut

Pompeo: Marrëveshja bërthamore me Iranin ishte ndërtuar mbi gënjeshtra!

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo është shprehur se marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin ishte ndërtuar mbi gënjeshtra. Kjo pasi Izraeli pretendoi se kishte prova që vërtetonin zhvillimin e një programi sekret të armëve bërthamore nga Irani. Sipas Pompeo, pretendimi i Izraelit tregon se marrëveshja që Irani nënshkroi në vitin 2015 me gjashtë fuqitë botërore ishte e bazuar mbi mashtrim dhe jo mbi vullnetin e mirë. Presdienti Amerikan Donald Tramp ka sinjalizuar prej kohësh dëshirën për t’u tërhequr nga marrëveshja në fjalë dhe pritet ta marrë vendimin përkatës gjatë javëve të ardhshme. Ndërsa fuqitë e tjera perëndimore thonë se Irani i është përmbajtur marrëveshjes dhe se pakti duhet të vijojë. Ditën e djeshme, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paraqite cfarë ai thotë se janë prova të mijëra dokumenteve sekrete bërthamore që tregojnëse irani ka gënjyer rreth ambicieve të tij bërthamore para nënshkrimit të marrëveshjes. Në mënyrë të vazhdueshme Irani, ka mohuar se kërkon armë bërthamore, dhe ra dakord tre vjet më parë të frenonte programin e tij të energjisë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura ndaj tij. Kryeministri i Izraelit nuk dha prova që tregojnë se Irani e ka dhunuar marrëveshjen qëkur ajo hyri në fuqi në fillim të vitit 2016, por ai këmbënguli se projekti Amad kishte vijuar të zhvillohej në ministrinë iraniane të mbrojtjes. Ministri i jashytëm i Iranit u shpreh se ëvizja e zotit Netanjahu ishte një përpjekje fëminore për të ndikuar në vendimin e presidentit amerikan Tramp për tërheqjen ose jo nga pakti bërthamor me Iranin. Ndërsa një zëdhëns i qeverisë së Britanisë e Madhe, palë nënshkruese kjo e marrëveshjes u shpreh se vendi i tij do të vijonte të mbështeste marrëveshjen duke shtuar, se dokumentet e paraqitura nga Kryeministri i Izraelit nuk përmbanin asgjë të re apo të panjohur më parë.

Sicred