KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëdhëniet SHBA-RUSI, takimi Tillerson-Lavrov

Marrëdhëniet SHBA-RUSI, takimi Tillerson-Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se besonte që kolegët e tij amerikanë ishin të gatshëm të vazhdonin dialogun me Moskën për një seri çështjesh pavarësisht tensioneve dypalëshe.
“Ne ndjemë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për të vazhduar dialogun. Mendoj se thjeshtë nuk ka alternativë tjetër përveç tij”, u shpreh Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus. Lavrov, u takua me sekretarin amerikan të shtetit gjatë një takimi në Manila dhe tha se gjëja e parë për të cilën Tillerson kish pyetur ishte kundërpërgjigja ruse ndaj sanksioneve të reja që SHBA i ka vendosur Moskës. “Ne dhamë shpjegimet tona”, tha Lavrov duke iu referuar vendimit të Rusisë për të konfiskuar rezidencat verore në Moskë dhe reduktimin e diplomatëve amerikanë në rusi. Lavrov tha se kish cituar presidentin Vladimir Putin që në një intervistë dhënë televizioneve ruse javën e shkuar, shpjegoi nevojën për reagim të Rusisë pas sanksioneve të reja të SHBA.

Sicred