KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marokeni Bunasri dhe etiopiania Beyene, fitojnë Maratonën e Pekinit

Marokeni Bunasri dhe etiopiania Beyene, fitojnë Maratonën e Pekinit

Atleti i Marokut Salah-Eddine Bunasri ka qenë fituesi për meshkuj në maratonën vjetore të Pekinit me kohën 2h11’16. Ndërsa për femra fituese ka qenë atletja nga Etiopia Beyene me kohën 2h27’43”.
Në këtë maratonë që ka fituar një popullaritet të madh kishin kërkuar të merrnin pjesë më shumë se 100,000 atletë. Por vetëm 30,000 prej tyre i plotësuan kriteret për të marrë pjesë në këtë garë të këndshme të fillim-vjeshtës.
Gara 37-vjeçare ka nisur në qendër të qytetit në Sheshin Tien’anmen dhe ka përshkuar edhe disa rrethina të tij. Shumë njerëz kanë patur kënaqësinë të ndjekin kalimin e garuesve.
Grupi kryesor i maratonës shpërtheu pas 33 kilometrash nga nisja e saj. Midis tyre ishte edhe Bunasri nga Maroku. Vetëm atletët e Afrikës së Veriut ishte në gjendje të mbanin ritmin e tij, duke u larguar nga grupi tjetër. Në përfundim Bunasri ka mbërritur i pari në vijën e finishit në Parkun Olimpik. Ndërsa për femra Beyene nga Etiopia ishte atletja më e shpejtë.

Sicred