KRYEFAQJA » LAJME » Marku thirrje prokurorëve: Ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial !
Marku thirrje prokurorëve: Ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial !

Marku thirrje prokurorëve: Ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial !

Një ditë para zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja e përkohshme e përgjithshme Arta Marku i ka drejtuar një mesazh trupës së prokurorëve. Zonja Marku e konsideron si një ditë e rëndësishme ku “do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj”. “Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye. Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat” shkruan zonja Marku. “Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te  re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij” bën thirrje prokurorja aktuale e përgjithshme.
“Ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi. Kam besim tek ju!” përfundon prokurorja e përkohshme e përgjithshme Arta Marku.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com