KRYEFAQJA » LAJME » Marku takon kreun e SHISH dhe Ambasadoren Gjermane
Këshilli i Legjislacionit, PD : Prokurorja Marku u zgjodh pa kaluar vetingun

Marku takon kreun e SHISH dhe Ambasadoren Gjermane

Pas ambasadorit Amerikanë në Tiranë, Donald Lu, një tjetër diplomate e huaj viziton zyrën e prokurorës së përkohëshme, Arta Marku. Në mesditë Marku ka pritur në një takim zyrtar, ambasadoren Gjermane të akredituar në Tiranë, ku thuhet se është diskutuar për cështje që janë në hetim. Takimi mes dy zyrtarëve ka zgjatur më shume se 45 minuta. Zyrta e shtypit njoftoi se takimi me znj. Susanne Schütz, ishte në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale. Kryeporkuroja ka dhënë garanci se lufta ndaj korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, do të forcohet. Por axhenda e kreut të akuzës, kishte planifikuar në po të njëjtën ditë, dhe takimin me Helidon Bendom, emër ky i propozuar nga kryeministri Edi Rama për kreun e shërbimit informativ shtetëror, por ende i pa dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Takimi mes kryeprokurores dhe kreut te SHISH nisi rreth orës 13:00 dhe zyra e shtypit nuk bënë me dije se për cfarë është diskutuar në këtë takim.

 

Sicred