KRYEFAQJA » LAJME » Marku takohet me Prokurorin e Antimafias: Bashkëpunim për çështjet me ndjeshmëri të lartë

Marku takohet me Prokurorin e Antimafias: Bashkëpunim për çështjet me ndjeshmëri të lartë

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku priti në takim Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho. “Prokuroria do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, duke patur besim për sukses të plotë në luftën kundër krimit të të gjitha formave”-tha kryeprokurorja Marku. Marku theksoi ndërkaq gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri. Prokurori i antimafias italiane tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë. Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë më shpejt duke marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkohore të hetimit. Prokurori i Përgjithshëm znj.Marku theksoi gjithashtu se pavarësisht se strukturat janë të përkohshme deri në krijimin e SPAK-ut, puna nuk do të rreshtë për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Sicred