KRYEFAQJA » LAJME » Markoviç: Deklarata e Trampit në konteksin e financimit të NATO-
Markoviç: Deklarata e Trampit në konteksin e financimit të NATO-

Markoviç: Deklarata e Trampit në konteksin e financimit të NATO-

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç ka reaguar në Parlament lidhur me deklaratat e Presidentit Tramp, mbi vendin e tij. Në një intervistë televizive, pak ditë pas Samitit të NATO-s, Presidenti amerikan ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e shtetit të vogël ballkanik në rast mësymjeje. Moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”. Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi..apo Shqipërisë…” Më pas Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.
Ka reaguar ndaj kësaj deklarate kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç i cili tha se komenti ishte “jo në kontekstin e justifikimit të ekzistencës në NATO-, por të financimit të NATO-s”. “Ai u përgjigj pyetjes në të cilën tha se populli malazez është i guximshëm dhe se ai nuk dëshiron që qytetarët e SHBA të luftojnë dhe të vrasin për shtetet e tjera anëtare të NATO-s”, tha Markoviç në parlament të mërkurën vonë në kryeqytetin Podgoricë.
Mali i Zi është anëtari i 29 dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017. Sipas të dhënave zyrtare, ai paguan për mbrojtjen rreth 1,66% të GDP-së dhe me një popullsi prej vetëm 620 000 banorësh, kontribuon në luftën e Afganistanit me më shumë trupa për frymë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.