KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Markez fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Markez fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Çmimi Madh i Spanjës ka për fitues pikërisht spanjollin Mark Markez. Piloti i Hondës ka zhvilluar një garë të jashtëzakonshme duke arritur të marrë pikët maksimale dhe të ngjitet në krye të renditjes botërore pas garës së katërt të botërorit të motorëve.
Por gara në Jeretz në pistën “Anhel Nieto” ka patur protagonistë të tjerë në nisje të saj. Eshtë britaniku Karl Kratçlou, e Pedroza e Zarko, që nisen nga rreshti i parë, ndërsa në të dytin janë Lorenco e më pas Markez. Menjëherë Lorenco merr kryesimin e garës duke e ruajtur atë deri në xhiron e 18-të kur janë dy momente për t’u theksuar. Kratçlou del nga pista, ndërsa Markez që kishte arritur në vendin e dytë, parakalon Lorencon pikërisht në kthesën e 13-të të pistës dhe merr kryesimin e garës.
Ndërsa mundohet të ruajë vendin e parë duke kërkuar maksimumin nga vetja dhe motori i tij, Markez rrezikon të rrëzohet duke shkaktuar drithërima tek drektuesit e skuadrës së tij Honda (13). Por falë shkathtësisë së tij arrin ta mbajë motorin në garë.
Kur kanë mbetur edhe 8 xhiro nga përfundimi i garës, tre pilotë përfshihen në një aksident të frikshëm. Pedroza, Lorenco dhe Doviciozo përplasen me njëri-tjetrin. Fluturimi i Pedrozës është frikshëm. Drejtuesit e skuadrave të tyre shikojnë gjithë ankth këtë skenë ku jeta e tre pilotëve ishte në rrezik. Por fatmirësisht Pedroza, Lorenco dhe Doviciozo janë mirë dhe nuk kanë asnjë problem, përveç faktit që nuk mundën të vazhdojnë më garën dhe nuk arritën të marrin asnjë pikë.
Një motor mbetet në pistë, por shumë shpejt largohet nga përgjegjësit e pistët duke bërë që gara të vazhdojë normalisht. Në fund Markez arrin i pari në finish dhe pas tij Zarko e Janone. Valentino Rosi vetëm i pesti. Mark markez merr kryesimin e renditjes botërore me 70 pikë. Edhe gara për Çmimin e madh të Spanjës u transmetua drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.

Sicred