KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mark Zukenberg hedh poshtë pretendimet e Presidentit Tramp për sulm ndaj tij
Fejsbuk humbet 100 miliardë euro

Mark Zukenberg hedh poshtë pretendimet e Presidentit Tramp për sulm ndaj tij

Themeluesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg ka mohuar akuzat e bëra nga Presidenti amerikan Donald Tramp, se ka qenë gjithmonë shenjestër e sulmeve të facebook. Presidenti amerikan e akuzoi rrjetin social per bashkëpunim në baltosjen e figurës së tij. Tramp i bëri këto deklarata në rrjetin social tëitter. Të njëjtat pretendime Tramp i ka ngritur edhe ndaj Nju Jork Tajms dhe Uashintgon Post. Ndërkohë, facebook do të dorëzojë të dhënat e rreth 3 mijë reklama politike pranë hetuesve të kongresit për çështjen e ngritur në lidhje me përfshirjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane. Rrjeti facebook beson se reklamat ishin blerë nga subjetet ruse gjatë dhe pas garës presidenciale te vitit 2016. zyrtarëve të Facebook, Tëitter dhe Google u është kërkuar të dëshmojnë në datën 1 nëntor para Komitetit të Senatit Amerikan për çështjet e inteligjences në lidhje me përfshirjen ruse në zgjedhje. Facebook dhe Google kanë konfirmuar se i kanë marrë ftesat për të qenë pjesë e dëgjesës që do të mbahet nga ky komitet, por asnjë nga gjigandët e medias sociale nuk kanë konfirmuar nëse do të jenë të pranishëm apo jo.

Sicred