KRYEFAQJA » LAJME » Mark Juliano: Nuk kam lidhje me trajnerët e mëparshëm italianë të Partizanit
Mark Juliano, Nuk kam lidhje me trajnerët e mëparshëm, italianë, të Partizanit

Mark Juliano: Nuk kam lidhje me trajnerët e mëparshëm italianë të Partizanit

Mark Juliano është tashmë zyrtarisht trajner i Partizanit. Ai është italiani i katërt që vihet në krye të skuadrës kryeqytetase por duket se ai nuk ka asnjë lidhje me ish-kolegët e tij. Këtë ai e thekson edhe në përgjigjen që jep: “Unë jam Mark Juliano dhe nuk kam asnjë lidhje me 3 trajnerët e tjerë që kanë qenë në krye të skuadrës së Partizanit. E vetmja gjë e përbashkët që kam me ata është që jemi italianë. Por jo të gjithë italianët janë njësoj, ashtu si edhe jo të gjithë shqiptarët janë të njëjtë. Secili ka idetë e veta. Te partizani më kanë kërkuar vetëm që të fitoj. Ndërsa përsa i përket të kaluarës, më duhet të shikoj vetëm se nga vijnë lojtarët që do të kem në formacion dhe çfarë planesh ka klubi ku unë do punoj. Për çdo gjë tjetër do të jetë një epokë e re, për mua, lojtarët dhe klubin.” Përsa i përket merkatos dhe gjendjes së skuadrës së Partizanit, Jualiano përgjigjet: “Janë 6 lojtarë që janë larguar nga skuadra dhe këta duhen zëvendësuar me futbollistë që duhet të bëjnë diferencën. Nuk ka rëndësi nëse do të jenë të huaj apo nga kampionati shqiptar. Të gjithë ata që do të afrohen por edhe lojtarët aktualë, që janë nën kontratë me Partizanin do të shikohen gjatë fazës përgatitore, e cila nis në 10 gusht. Atje do kem mundësinë për ta studiuar mirë skuadrën. Ndërsa jemi të fokusuar në gjetjen e një lojtari sulmues, cili na duhet me patjetër.”

Sicred