KRYEFAQJA » LAJME » Mario Meshini jep deklarimet për vrasjen e Devi Kasmit

Mario Meshini jep deklarimet për vrasjen e Devi Kasmit

Mario Meshini, personi i arrestuar pas vrajses së Devi Kasmit, me dyshimet se e ka nxjerrë atë në pritë, ka dhënë deklarimet e para, në policinë e Tiranës. Burime policore konfirmojnë se Meshini, ka thënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore se njihej me viktimën prej 7 muajsh. Sipas tij, 42 vjeçari Devi Kasmi, është qëlluar nga prapa sapo ka zbritur nga makina e tij tip Volsvagen, ndërsa më herët ishte deklaruar se ai ishte qëlluar teksa dilte nga banesa. 25 vjeçari Meshini, ka dhënë në deklarimet e tij, se autori i vrasjes ka qënë një person i veshur me të zeza, rreth 180 cm i lartë, me mjekërr dhe në kokë mbante një kapuc të zi, ndërsa ska mundur të dallonte personin tjetër që e priste në motorr. Meshini është shprehur se në momentin që është qëlluar mbi Devi Kasmin, ai ska mundur të lëvize nga motori i tij dhe ka ngritur duart lart për të treguar se nuk kishte lidhje me viktimën. Pas ngjarjes, autorët janë larguar dhe vetëm pak sekonda më pas është larguar dhe Mario Meshini, i cili, gjatë seancës së dhënies së deklarimeve të tij, ka paraqitur gjendje të rënduar emocionale. 25 vjeçari Mario Meshini, u arrestua vetëm disa orë pas ngjarjes, pasi dyshohet se ishte ai që me anë të një mesazhi në telefon i ka kërkuar viktimës që të takohen. Kjo mendohet të ketë qënë një ndër shkaqet që policia dyshon se ai mund të jetë personi që e ka nxjerrë në prite 42 vjeçarin, Devi Kasmi.

Sicred