KRYEFAQJA » LAJME » Goli i Manxhukiç, më i bukuri i Ligës së Kampionëve

Goli i Manxhukiç, më i bukuri i Ligës së Kampionëve

Nuk ka mjaftuar për të shmangur një humbje të thellë në finalen e veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Ligës së Kampioneve, dhe as për statistikë. Por goli i realizuar nga Mario Manxhukiç në finalen midis Juventusit të tij dhe kampiones eventuale të kontinentit, Realit të Madridit, është shpallur të martën si goli më i bukur i sezonit të shkuar të Ligës së Kampioneve. Kroati gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të zgjuar dhe mjaft të bukur, duke kuërorëzuar në fakt një aksion mbresëlënës të italianëve. Goli i tij shënoi barazimin e përkohëshëm shifrat në 1-1 në minutën e 27-të. Nga ana e tij Reali i Madridit shënoi edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë, duke u shpallur kampione e Evropës, por goli i Manxhukiçit rrëmbeu kurorën e më të mirit.

Sicred