KRYEFAQJA » LAJME » Maratona e Tiranës në RTSH
Maratona e Tiranës në RTSH

Maratona e Tiranës në RTSH

Gjithçka është gati për Maratonën e Tiranës. 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në këtë aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Pjesëmarrësit janë nga pesë kontinentet Azia, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa. Gara organizohet me aprovimin e Federatës Botërore të Atletikës.
Nisja e maratonës bëhet nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përshkrojë disa rrugë të Tiranës.
Në këtë maratonë janë 3 kategori vrapuesish: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ndërsa ka uruar pjesmarrësit garantoi se dita e sotme do të jetë një ditë feste për të gjithë. “Uroj shumë që ta shijoni maratonën, për ata që janë vizitorë, o nga trevat shqiptare, o nga jashtë, ta shijoni shumë Tiranën. Ne do të kemi aktivitete sot gjatë gjithë ditës, mbasi të mbarojmë garat do të ketë disa festa të ndryshme në qytet. Ju lutem takoni dikë tani që nuk e keni takuar ndonjëherë, gjeni dikë që nuk e njihni, jepini dorën, dhe i thoni, “Mirë se ke ardhur në Tiranë”” tha zoti Veliaj.
RTSH do ta transmetojë këtë aktivitet direkt. Shqiptarët në mbarë botën mund të na ndjekin dhe në mobile duke instaluar aplikacionin RTSH TANI. Ai gjendet falas në Play Store per pajisjet android dhe tek App Store për pajisjet IOS. Në rrjetet e internetit mund ta shikoni edhe në live stream në www.rtsh.al.

Sicred