KRYEFAQJA » LAJME » Maratona e Dallasit… kur garën e fiton humanizmi

Maratona e Dallasit… kur garën e fiton humanizmi

Supozohet të ishin rivale në një garë sfiduese siç është maratona, por në fund, ai që ka fituar ishte humanizmi. Çendlër Self, një psikiatriste 32-vjeçare nga Nju Jorku ka vuajtur për të kaluar finishin e Maratonës së Dallasit, por në fund i ka ardhur një ndihmë nga një burim i pazakontë. Në vend që të përfitonte duke shpejtuar hapat, 17-vjeçarja Ariana Luterman ndaloi, duke e ndihmuar rivalen e saj të ngrihej në këmbë dhe të vazhdonte garën. “Nuk mund të vrapoja dhe ta lija atë aty”, – deklaroi Lutermani pas garës, duke shtuar: “ E vetmja gjë që mund të bëja në ato çaste ishte ta ngrija atë lart dhe ta ndihmoja ta mbyllte garën”. 32-vjeçarja e fitoi Maratonën e Dallasit në kategorinë e amatorëve, por të dyja femrat janë shpallur fituese morale të kësaj gare nga organizatorët.

Sicred