KRYEFAQJA » LAJME » Maradona nis detyrën si trajner i Dorados

Maradona nis detyrën si trajner i Dorados

Legjenda e futbollit Argjentinas, Diego Maradona do të drejtojë klubin e futbollit meksikan, Dorados. Pas largimit të trajnerit Francisco Ramirez Gamez, Dorados arriti të bindë 57-vjeçarin Maradona që të nënshkruajë një kontratë me klubin e njohur si “Big Fish”. Ai do të qëndrojë në krye të klubit për pjesën e mbetur të sezonit aktual dhe për sezonin e ardhshëm. “Diego mirëseerdhe në Big Fish” – shkruhej në murin e ambjenteve të brendshme të stadiumit ku stërvitet Dorados. Kjo skuadër aktualisht janë në vendin e 13-të në ligën e tyre të përbërë nga 15 ekipe. E vendosur në bregun e Paqësorit të Meksikës, Sinaloa është vendi me palzhet e famshme, të njohura edhe për organizatën e famshme të drogës që mban të njëjtin emër. E Maradona njihet si ish-përdorues droge. Ai është pezulluar dy herë nga antidopingu kur ka qenë lojtar dhe ka luftuar publikisht me varësinë e drogës, alkoolizmin dhe obezitetin. Meksika ka qenë skena e triumfit më të madh të Maradonës, kur ka fituar me Argjentinën Kupën e Botës në 1986. Por më vonë ka patur një keqkuptim që I zemëroi meksikanët në qershor, kur ai tha se ky vend nuk e meritonte të organizonte Kupën Botërore të vitit 2026, e cila iu dha asaj së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Por megjithëkëto, presidenti I Dorados, Andres Manuel Lopez Obrador I ka uruar mirëseardhjen argjentinasit. Nënshkrimi i legjendës argjentinase të futbollit, konsiderohet nga shumë “si më i miri i të gjitha kohërave”.

Sicred