KRYEFAQJA » LAJME » Maradona fillon punën me ekipin e Dorados

Maradona fillon punën me ekipin e Dorados

Legjenda e futbollit argjentinas Diego Maradona filloi punën me skuadrën e Dorados në kampionatin meksikan, divizioni I dytë. Maradona I cili ka luftuar publikisht me varësinë nga droga, alkoolizmin dhe obezitetin, pranoi se do të punojë për ta ngritur këtë skuadër, pikërisht në zemër të vendit kryesor të organizatave meksikane të drogës, në Sinaloa. “Unë dua t’i jap Doradit atë që kam humbur kur isha i sëmurë,” u tha ai 200 gazetarëve që ishin në sallën e konferencës së shtypit, ku ai u paraqit zyrtarisht si trajner i ri i klubit. – Unë kam qenë i sëmurë për 14 vjet, tani unë dua të shoh diellin e të shkoj në shtrat I qetëpër të fjetur. Gjë që nuk e kam bërë dot më pasi pasi nuk e dija se çfarë ishte një jastëk”. Diego ka befasuar botën e futbollit me vendimin e tij për të trajnuar një ekip të divizionit të dytë, I cili aktualisht ndodhet në vendin e 13 midis 15 skuadrave. Më tej Maradona, theksoi se fokusi i tij është futbolli, duke e quajtur këtë si momentin më të mirë në jetën e tij. “Dua të kaloj një kohë të gjatë” në Dorados, tha ai. – “Njerëzit mund të thonë shumë gjëra, por  unë isha duke shkuar drejt greminës, po haja veten, por gjithçka ndryshoi falë vajzave të mia. Ishte vajza ime e vogël që kur isha në koma, më kërkoi që të jetoja e më bindi të ndryshoja rrugën time”. Pas një fjalimi 10-15 minutash me gazetarët, Maradona u drejtua në stadiumin Dorados për të bërë stërvitjen e parë.

Sicred