KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni:Brajan Ji, takime për formimin e qeverisë me krerët kryesorë politike

Maqedoni:Brajan Ji, takime për formimin e qeverisë me krerët kryesorë politike

Zёvendёs/ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji sot do të zbresë në Shkup. Në fokus të vizitës së diplomatit amerikan e cila vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme në kuvend do të jenë bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe integrimet euro-atlantike. Në ndryshimet axhendes së tij përfshihen takimet me Presidentin George Ivanov, kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi si dhe liderët e të gjitha partive politike parlamentare, Gruevski, Zaevi, Ahmeti, Kasami, Memedi dhe Thaçi.

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se shumica parlamentare realizoi detyrimin e saj ndaj qytetarëve me dinjitet, urtësi dhe kujdes. Ata thonë se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës Gjithashtu kërkojnë nga Prokuroria Publike dhe MPB-ja të bëjnë detyrën e tyre dhe siç thonë, këtë skenarë të organizuar së bashku me urdhëruesit, dhunuesit dhe kriminelët t’i bëjnë të japin përgjegjësi Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nxjerrë flet-arrest për 15 persona, pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve. Gjithashtu fletë arresti është lëshuar në mënyrë të veçantë për të pakten katër persona B.D., B.I., V.J. dhe I.D. të cilësuar organizator të protestes. Ndryshe këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave. Policia vazhdon të hetoje pamjet që ka grumbulluar nga të gjitha televizionet dhe kamerat në hapësirat e kuvendit, si dhe është angazhuar në zbulimin e personave me maskë mes të cilëve mendohet të ketë përfaqësues të policisë.

Sicred