KRYEFAQJA » LAJME » “Maqedonia Veriore”, Kuvendi maqedonas ratifikon marrëveshjen me Greqinë
“Maqedonia Veriore", Kuvendi maqedonas ratifikon marrëveshjen me Greqinë

“Maqedonia Veriore”, Kuvendi maqedonas ratifikon marrëveshjen me Greqinë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për emrin në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Kuvendi sot me 69 vota pro dhe asnjë kundër ka ratifikuar projekt marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore. Në fjalimin e tij kryeministri Zoran Zaev tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit. “Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë. “Evropa na zgjat dorën. Ftesa e hapur e aleatëve tanë nga NATO bëhet realitet. Hajde të jemi të gjithë bashkë rreth flamurit tonë kur do të ngritet në selinë e NATO-s muajin e ardhshëm. Para nesh janë fleta të bardha, t’i shkruajmë bashkë këto fleta me dashuri, unitet, solidaritet, për ardhmërinë tonë dhe për shtetin tonë të përbashkët Maqedoninë”, ka deklaruar ndër të tjera Zaev.

Sicred