KRYEFAQJA » LAJME » “Maqedonia Veriore” kompromisi më i mundshëm mes Shkupit dhe Athinës

“Maqedonia Veriore” kompromisi më i mundshëm mes Shkupit dhe Athinës

Ndërsa në të gjithë Greqinë u mbajtën dje protesta për të shprehur kundërshtinë ndaj arritjes së ndonjë kompromisi nga qeveria Tsipras me qeverinë e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit të kësaj të fundit, e përditshmja greke Kathimerini u shpreh se prapa kuitave, Shkupi dhe Athina po zhvillojnë negociata intesive për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme. Nëse dy palët ia dalin, kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike për të caktuar një takim mes tyre, nga ku do të njoftojnë arritjen e marrëveshjes, për të cilën Shkupi shpreson se do t’i hapë rrugën e aderimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Mosmarrëveshja mes dy vendeve ka nisur në vitin 1991, kur Maqedonia u shkëput në mënyrë të paqtë nga Jugosllavia, duke shpallur pavarësinë e saj nën emrin Republika e Maqedonisë. Athina e kundërshton këtë emër, pasi sipas saj nënkupton një pretendim territorial mbi provincën greke me të nëjtin emër, e cila është në kufi me vendin Ballkanik. Për shkak të kundërshtive greke, Maqedonia u pranua në Kombet e Bashkuar me emrin e përkohshëm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Greqia, vend anëtar i NATOs dhe BE-së, vendosi gjithashtu veton për të penguar anëtarësimin e Maqedonisë në këto dy organizata. Të dy vendet janë nën presion për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, pasi liderët perëndimorë thonë se integrimi i vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO është mënyra më e mirë për të përmirësuar qëndrueshmërinë në rajon. Të dy palët janë tashmë më pranë një kompromisi për emrin, i cili do të përmbajë termin “Maqedoni”. Pas muasjsh të tëra diskutimesh, lista e emrave të mundshëm është reduktuar në tre, Maqedonia e Re, Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Epërme, por mediat greke tashmë shohin si më të munshëm emrin “Maqedonia Veriore”.

Sicred